
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi me shifrat e thella 5-0 ndaj Egnatias.
Ahmataj u ndal tek e ardhmja, duke thënë se dëshira e tij është të vazhdojë, por vendimin e merr klubi.
Që në momentet e para pamë që ishim agresivë dhe në linjat e duhura, për tu përballur me manovrën e kundërshtarit dhe bëmë ato gjërat që duheshin në fushë. Kishim përballë një skuadër me cilësi, por Tirana është Tirana dhe shkon në çdo fushë për fitore. Duhet të kënaqim tifozët tanë, sepse futbolli luhet për tifozët.
Kemi pasur shumë pësime golash që nga fillimi i kampionati, duhet të përmirësohemi. Ndeshja nuk ishte e gjitha perfekte, ka momente që duhet të jemi më agresive dhe mos i japim mundësi kundërshtarëve që të godasim portën tonë.
Nuk jam i mërzitur për të ardhmen, sot jam shumë i gëzuar për atë që skuadra tregoi në fushë. Jam i mërzitur sepse Tirana nuk është atje ku duhet me pikët dhe renditjen. Duhet të punojmë më shumë për të arritur aty ku duhet.
Ahmataj erdhi si një trajner emergjent nga akademia. U kërkua dispozicioni im për skuadrën. Jam munduar që të jap maksimumin për skuadrën, për të mirën e Tiranës. Vendimet ju takojnë drejtuesve. Jam një trajner që kam për detyrë të punoj. Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Nuk kam asnjë sinjal për të ardhmen.
Tirana nuk ka luajtur vetëm këtë ndeshje mirë, edhe në derbi edhe me Vllazninë ishim dominues. Edhe me Erzenin gjithashtu ishim dominues. Skuadra ka potencial dhe është në gjendje të mirë.
Do të doja shumë ta vazhdoj këtë punë me të gjithë. Duhet që klubi të marrë vendimin e duhur për të mos prishur harmoninë dhe të vazhdojmë të ecim përpara.



