Chelsea dhe Newcastle , duel për Rayan Cherkin

Chelsea dhe Newcastle , duel për Rayan Cherkin

Mesfushori i Lyonit Rayan Cherki është shëndërruar në një ndër lojtarët më të përfolur në Europë, për të cilin u përfol për një kalim të mundshëm tek Real Madridi në të kaluarën.

Pretendentët janë shtuar me kalimin e kohës dhe në Premier League do të zhvillohet një supersfidë midis Chelseat dhe Newcastles për francezin.

Duke qenë se kontrata e 20 vjeçarit me Lyonin skadon në 30 qershorin e 2025-sës, drejtuesit e ‘’ Les Gones ‘’ janë shprehur të gatshëm të analizojnë ofertat për yllin e kësaj skuadre.

Sipas informacioneve të fundit, francezët pretendojnë afro 25 milionë euro për Rayan Cherkin, lojtar i cili pavarësisht performancave për tu harruar të Lyonit në Ligue 1 vijon të shkëlqejë gjatë sfidave.

Një kalim në Premier League do të konsiderohej një progres në karrierë , si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik, për këtë lojtar i cili në pesë sezone me Lyonin përfshirë aktualin numëron 14 gola dhe 11 asiste në 108 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy