Prezantohet Gvozdenovic: Të rikthejmë Skënderbeun në nivelet e mëparshme

Prezantohet Gvozdenovic: Të rikthejmë Skënderbeun në nivelet e mëparshme

Skënderbeu zyrtarizoi ditën e sotme trajnerin e ri, Ivan Gvozdenovic, i cili do të marrë vendin e Migen Memellit, që u shkarkua pak ditë më parë.

Në prezantimin e tij, Gvozdenovic, u shpreh se e njeh skuadrën, ndërsa shtoi se Skënderbeu është një ekip i madh dhe i takon ta rikthejnë në nivelet e mëparshme.

Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme.

E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy