Barcelona, insiston për Zielinskin

Barcelona, insiston për Zielinskin

Drejtuesit e Barcelonës vijojnë të fokusuar maksimalisht tek merkatoja dhe Xavi Hernandez ka filluar ti bëjë llogaritë edhe për sezonin vijues.

Një ndër pozicionet që nuk e ka bindur spanjollin është mesfusha, i cili në të kaluarën ishte një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Piotr Zielinski po monitorohet me kujdes nga ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, kontrata e të cilit me Napolin skadon në 30 qershor.

Ky fakt thekson se ‘’ Los Cules ‘’ mund ta transferojnë polakun në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero, i cili ndër vite ka lënë gjurmë tek ‘’ Il Partenopei ‘’.

Eksperienca e ishi-t të Empolit shikohet si një faktor determinant nga Xavi Hernandez por për shërbimet e tij është futur në garë edhe Interi.

Do të jetë një sfidë disi e vështirë për ‘’ Blaugranët ‘’ sepse zikaltërit janë një skuadër që s’duhet nënvlerësuar, pasi mund të befasojnë atëherë kur nuk e pret.

29 vjeçari numëron 24 sfida dhe 3 gola në sezonin aktual, i cili po rezulton për tu harruar për fituesit në fuqi të Scudettos,të cilët për më tepër janë jashtë Europës momentalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy