Manchester United  në dijeni për çmimin e Pau Torres

Manchester United në dijeni për çmimin e Pau Torres

Lëvizjet e shumta të Manchester United në lidhje me merkaton verore orët e fundit e kanë ndalur vrullin tek Pau Torres .  24 vjeçari  po  zhvillon një sezon për tu mbajtur mend me Villarealin , skuadër që nuk ka vonuar dhe ka deklaruar  vlerën e kartonit të  spanjollit . Mbrojtësi është një pikë referuese në repartin mbrojtës për trainerin Unay Emery dhe  ka kontribuar mjaftueshëm për performancën pozitive të ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ gjatë sezonit aktual .

Sipas zërave brenda klubit  drejtuesit e Villarealit kanë  theksuar se vlera e prishjes së kontratës me spanjollët arrin shifrën e 65 milionë eurove .  Megjithatë   nga ana e ‘’ The Red Devilsave ‘’ nuk ekziston një  ofertë zyrtare por tashmë janë të qartë për rrugën që duhet të ndjekin për ta transferuar në të magjishmin ‘’ Old Trafford ‘’ .  Përpara dy sezonesh gjigandët e Premier Leagues  bënë një investim potent me blerjen e Harry Maguire  për të cilin derdhën në arkat e Leicester City-t 85 milionë euro  dhe shifra e lartpërmendur për Pau Torres konsiderohet disi e tepruar nga krerët e Manchester United pa vënë në pikpyetje në asnjë moment vlerat e padiskutueshme  të lojtarit nga Castellon . 

Momentalisht prioriteti i anglezëve është gjetja e një zëvëndësuesi ideal për Edinson Cavanin sepse janë të vetëdijshëm se për të mbretëruar në kontinentin e vjetër nuk i duhen vetëm lojtarë kalibri por elementë të denjë që përshtaten në perfeksion me taktikat dhe kërkesat e numrit një të pankinës Ole Gunnar Solskjaer . 

Një tjetër aspekt që do të shkaktonte një lloj revolucioni brenda skemave të norvegjezit është se kalimi i mundshëm i  nxënësit të Unay Emery-s në Manchester do të detyronte ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të nxirrnin në shitje suedezin Victor Lindelof ,  operacion që do të balanconte disi shumën që kërkon Villareali për tu përshëndetur me  Pau Torres .  Ish-i i Malagas vazhdon ta forcojë figurën  ndeshje pas ndeshje dhe deri në këtë moment  numëron 32 të luajtura  në të cilat i ka krijuar  një siguri repartit defensiv të Villarealit , ekip që mbetet në pozicione të favorshme për të qenë pjesëmarrës në kupat e Europës gjatë sezonit vijues .

 

 

 

 

 

 

             

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy