
Më në fund e ardhmja e Sofyan Amrabat ka marrë zgjidhje. Marokeni është huazuar tek Manchester United, ekip i cili fitoi garën me Barcelonën. ‘’ Azulgranët ‘’ e konsideronin zëvëndësuesin ideal të Sergio Busquets por anglezët janë treguar më të shkathët dhe e kanë huazuar ishi-n e Fiorentinës. Në vitet e fundit, problemet në aspektin ekonomik i kanë dëmtuar jo pak spanjollët, të cilët si përfundim vendosën për Oriol Romeu. Nuk duhet përjashtuar as Liverpooli , drejtuesit e të cilit tentuan ta transferonin në ‘’ Anfield Road ‘’ por ‘’ The Red Devilsat ‘’ dolën të fituar për 27 vjeçarin , akord që i kushtoi 10 milionë euro. Insistimi i Erik Ten Hag më në fund u shpërblye nga drejtuesit e Manchester United, të cilët synojnë ti rikthejnë 20 herë kampionët e Premier Leagues tek titujt.



