Njeriu i letrave shqipe, Dritëro Agolli, feston ditën e sotme, 85-vjetorin e lindjes së tij.
Në vazhdën e urimeve të shumta që ka marrë shkrimtari shqiptare, nuk ka munguar urimi dhe nga institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, i ka uruar Dritëro Agollit ditëlindjen, duke u lutur që ai të ketë jëtë të gjatë për të ndimuar ende letërisnë shqiptare dhe për të qenë sa më shumë vital e produktiv.
“Kam kënaqësinë dhe nderin, t’ju uroj sot, me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim, pranoni fort i respektuari Dritëro, urimet më të mira për një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme. Lutem shumë, që të vazhdoni të jeni vital e produktiv, për të vijuar të jepni kontributin tuaj të papërsëritshëm, jo vetëm për letërsinë shqiptare, por edhe për emancipimin social të jetës së vendit” shkruan Duka.
Gjitashtu numri një i FSHF-së ndan dhe një emocion me Dritoro Agollin i cili ishte lutur për kombëtaren shqiptare gjatë elimintaroeve të kampionatit europian.
“Më kanë mbetur në mend dhe dua ti përsëris fjalët e Tua të ngrohta, në takimin e përzemërt që patëm përpara finaleve të Europianit, në Tiranë: “Në jetën time, nuk kam besuar kurrë në Zot. Pra kam qenë ateist. Nuk e di në kam bërë mirë apo keq por kjo ka qenë bindja ime. Por kur ju dhe ekipi të shkojë në Europianin francez, unë do të lutem për ju”.
Këto fjalë magjike, ne i kujtonim shpesh gjatë fushatës së Francës. Ishte një frymëzim i madh për ne, kur mendonim se një prej njerëzve më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria, i cili qëndron në piedestalin e baballarëve të kombit, lutej për suksesin e kombëtares shqiptare të futbollit” shkruan Duka.



