
Janë mësuar 12 skuadra e para të fazës së 1/32-ave të Europa League.
Në grupin J, Sevilla dhe Krasnodar janë dy skuadrat që sigurojnë fazën tjetër, me spanjollët që pas fitores 3-0 ndaj rusëve kryesojnë grupin me 12 pikë, aq sa Krasnodar, por me golarazh më të keq. Nga ky grup eliminohen St. Liege dhe Akhisarspor.
Në grupin G, Villareal e Rapid Vienna janë dy skuadrat që kalojnë më tej. Në ndeshje e fundit, spanjollët mposhtën pastër 2-0 Spartak Moskë, ndërsa austriakët mposhtën 1-0 Rangersin e Eros Grezdës.
Më tej kaloi dhe Eintracht Frankfurt dhe Lazio, me gjermanët që mposhtën 2-1 italianët në transfertë, duke qënë i pamposhtur në 6 takime.
Në raundin tjetër kaloi dhe Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk dhe Malmo.



