Chelsea, interesohet për Isak Hien

Chelsea, interesohet për Isak Hien

Në vitet e fundit Atalanta është konsideruar gjithmonë si një rival mjaft i vështirë në çdo kompeticion.

Bergamaskët kanë privilegjin të drejtohen nga një trainer ekspert si Gian Piero Gasperini, të cilët shkruajtën historinë në sezonin e kaluar me fitimin e Europa Leagues kundër çdo parashikimi.

Sigurisht, shumë komponentë kanë filluar të jenë pjesë e planeve të klubeve të famshëm dhe këtë rradhë drejtuesit e Chelseat kanë zgjedhur si destinacion zikaltërit.

Mbrojtësi Isak Hien po vëzhgohet me kujdes nga Enzo Maresca, i cili po provon veten tek gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm, aty ku presioni është shumë i madh.

Suedezi para pak kohësh la Veronën dhe vijoi rrugëtimin në karrierë me Atalantën dhe kryeqytetasit e konsiderojnë një objektiv për merkaton e ardhshme.

Tashmë mund të thuhet se 25 vjeçari e ka eksperiencën e duhur, sidomos në kompeticionet më të rëndësishëm të Europës, përfaqësues i një ekipi që të befason atëherë kur nuk e pret.

Falë besimit të dhënë nga Gian Piero Gasperini dhe cilësive të padiskutueshme ky lojtar tashmë është pozicionar si një ndër më të mirët në qarkullim dhe vlera e kartonit aktualisht i arrin 25 milionë eurot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy