
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka bërë publike ditën e sotme, listën me lojtarët që do të grumbullohen për dy sfidat e këtij muaji, në Ligën e Kombeve.
Më 24 shtator, kuqezinjtë përballen me Izraelin në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë, në Shqipëri vjen Islanda.
Grumbullimi do të nisë ditën e hënë dhe në listën e trajnerit Reja, vihet re se nuk ka risi, por ka vendosur tu besojë lojtarëve që kanë qenë edhe më parë në Kombëtare. Gjithashtu do të ketë edhe mungesa të rëndësishme, kryesisht në mbrojtje, me emra si Gjimshiti dhe Kumbulla që janë jashtë për shkak dëmtimi.
LISTA:




