Zyrtare/ Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Manchester United

Zyrtare/ Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Manchester United

Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Manchester United. Pasi u largua nga Juventusi, portugezi vendosi të rikthehet te United, aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën, nga viti 2003 deri në vitin 2009, ku më pas u transferua te Real Madrid. 

Në aventurën e tij të parë për Manchester United, ai shënoi 118 gola në 292 ndeshje. U përfol për një kalim të mundshëm te Manchester City, por portugezi do të vazhdojë karrierën te skuadra tjetër e Mançesterit.

Ka qenë vetë klubi i United që ka zyrtarizuar marrëveshjen me 36-vjeçarin, i cili do të vihet nën urdhrat e Solkjaer menjëherë sapo të ketë kaluar vizitat mjekësore. Raportohet se United ka paguar 25 milionë euro te Juventus për të marrë shërbimet e Ronaldos, ndërsa këtij të fundit do i ofrohet një kontratë 2-vjeçare me 25 milionë euro në sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy