
Fuqizimi i repartit të mesfushës është shëndërruar në një ndër objektivat kryesorë të drejtuesve të Milanit.
Duke qenë se jemi në fazën e dytë të sezonit traineri Sergio Conçeicao ka filluar ti bëjë llogaritë për vijuesin, i cili në njëfarë mënyre do të nxjerrë në pah punën e bërë.
Johnny Cardoso i Real Betisit është ndër emrat kryesorë të listës së ishi-t të Portos, i cili vijon të ketë një rritje për sa i përket rendimentit.
Sipas prestigjozes ‘ Todofichajes ‘, 23 vjeçari e ka potencialin për ta përfaqësuar denjësisht ‘’ Djallin ‘’ në të ardhmen e afërt, tek i cili spikasin fakti i të qënit efektiv në prapavijë dhe organizimi shumë i mirë i lojës, dy komponentë që mund ti japin një avantazh kësaj skuadre.

Megjithatë, traineri Manuel Pellegrini e ka dhënë përgjigjen shumë shpejt, i cili e sheh Johhny Cardoson pjesë të andaluzëve.
Do të jetë pa dyshim një sfidë shumë e vështirë për ish fituesit e Champions Leagues për ta arritur marrëveshjen, për të cilin merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme.
Në sezonin aktual ishi i Internacional të Porto Alegres po e përforcon idenë e teknikut kilian, një komponent shumë i rëndësishëm tek spanjollët i cili numëron 24 sfida.



