Unai Simon në radarët e Arsenal

Unai Simon në radarët e Arsenal

Humbja me Evertonin ia ka sfumuar shumë shanset Arsenalit për të qënë pjesmarrës në Europë gjatë sezonit vijues  .  Gjithsesi arritja e saj e ka një zgjidhje .’’ Topchinjtë ‘’ duhet me patjetër të shpallen fitues të Europa Leagues,  kompeticion në të cilin do të përballen në gjysemfinale me Villarealin .   Në fokusin e largimeve të ardhshme të ‘’ The Gunnersave ‘’ është vënë portieri Bernd Leno sepse po përjeton luhatje  sidomos pas  gabimit të bërë që i shkaktoi disfatën Arsenalit  .  Për zëvëndësimin e gjermanit Mikel Arteta e ka hedhur grepin  në Primera Division dhe ka spikatur portierin Unai Simon. Sezonet për tu mbajtur mend  me Athletic Bilbaon i kanë krijuar hapësirën  23 vjeçarit për të plotësuar ëndërrën e të qënit titullar i kombëtares së ‘’ La Furia Rojas ‘’  në europianin e kësaj vere . Gjithsesi  traineri i njohur nuk e ka ndalur me kaq hapin dhe e ka zgjeruar interesin e tij  me Nick Pope dhe Illan Melier , portierë që mbrojnë ngjyrat e Burnley dhe Leeds United.   Këto opsione shikohen si shumë produktive sepse eksperienca e akumuluar konceptohet si e vlefshme për 13 herë fituesit e  Premier Leagues për të rivalizuar ashtu siç duhet në çdo eveniment pjesëmarrës .  Merkatoja e verës do ta vërë pikën mbi i  në lidhje me këtë çështje që është disi e komplikuar sepse  emrat e lartpërmendur janë titullarë të padiskutueshëm tek skuadrat e tyre dhe ky fakt thekson një vështirësi me vetë për arritjen në një fund të lumtur nga Arsenali .

 

        

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy