Kukësi konfirmohet pretendent, mposht Vllazninë dhe “kap” Tiranën

Kukësi konfirmohet pretendent, mposht Vllazninë dhe “kap” Tiranën

Kukësi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur me shifrat 2-0 Vllazninë, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të në Abissnet Superiore.

Verilindorët e drejtuar nga Longo treguan një formë të shumë të mirë, duke u shfaqur më kërkues. Pas disa rasteve nga të dyja skuadrat, goli do të vinte në minutën e 29-të, kur Shqipërim Taipi, lëshon një predhë nga distanca dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.

Festë e madhe të Kukësi, që gjithsesi nuk mjaftohet me një gol dhe kërkon të shënojë përsëri.

Pjesa e dytë ishte disi më e qetë, me skuadrat që u shfaqën më pak kërkuese. Në minutën e 83-të, Kukësi shënoi edhe të dytin, me Edison Ndrecën, i cili vulosi shifrat në 2-0.

Me këtë fitore Kukësi kalon Vllazninë dhe shkon në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana kryesuese, e cila luan ditën e nesërme me Partizanin në derbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy