
Interesi masiv për Richarlison, menjëherë i ka detyruar drejtuesit të përcaktojnë çmimin për sulmuesin.
Disa ekipe nga Arabia Saudite së fundmi janë interesuar për shërbimet e brazilianit, emri i të cilëve nuk është bërë me dije.
Sipas ‘ TMW ‘, drejtuesit e ‘’ Spursave ‘’ nuk mendojnë ta lejojnë largimin e golashënuesit për një shifër më inferiore se 70 milionë euro, e cila mund të rezultojë më e majme gjatë merkatos vijuese.
Objektivi i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ lidhet me rikuperimin e investimit të bërë në të kaluarën , kur e transferuan Richarlison nga Evertoni.
Tek 26 vjeçari spikat adaptimi në disa pozicione të ofensivës dhe sidomos kapaciteti për të shënuar gola, dy elementë të cilët e shëndërrojnë në një lojtar shumë cilësor.
Sezoni aktual është i dyti në ‘’ White Hart Lane ‘’, i cili pavarësisht se numëron 2 gola dhe 3 asiste në 12 sfida, mbetet një rrezik konstant për çdo ekip.
Në të kaluarën, transferimi tek ‘’ Spursat ‘’ u konsiderua një ndër më të bujshmit e Premier Leagues por sigurisht ofertat në të ardhmen mund të jenë tunduese, të mjaftueshme për ti dhënë fund eksperiencës me Tottenham Hotspurin.



