Paris St Germain, tenton për Bernardo Silvan

Paris St Germain, tenton për Bernardo Silvan

Prej kohësh ka filluar puna tek Paris St Germain për të gjetur zëvëndësuesin e Kylian Mbappes.

Sulmuesi besohet se do të largohet nga ‘’ Parque de Princes ‘’ për t’iu bashkuar Real Madridit gjatë verës dhe Luis Enrique po analizon një tjetër opsion.

Bernardo Silva po e impresionon spanjollin, i cili mund të largohet nga Manchester City në përfundimin e sezonit.

60 milionë euro pretendojnë bardhekaltërit, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës dhe ‘’ Lucho ‘’ e ka dhënë konfirmimin për transferimin e mesfushorit.

29 vjeçari nga Lisbona mund të rikthehet në Ligue 1, kampionat në të cilin spikati me Monacon e më pas u transferua në ‘’ Etihad ‘’, tek fituesit në fuqi të Champions Leagues.

Prej shumë vitesh objektivi madhor i presidentit Nasser Al Khelaifi vijon të jetë fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, ndër më të bukurit në futboll.

Ishi i Barcelonës e ka provuar më pare këtë ndjesi por duhet theksuar se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet ndërmjet ekipeve.

Bernardo Silva po zhvillon sezonin e shtatë me ‘’ Qytetarët ‘’ dhe deri në këtë ka kontribuar me 8 gola dhe 5 asiste në 34 sfida.

Pep Guardiola në disa raste është shprehur se ndihet i lumtur për faktin e të paturit një lojtar të këtij kalibri në 11-she por gjatë merkatove gjërat kanë ndryshuar dhe s’përjashtohet ndërrimi i ambjentit nga kryeqytetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy