Barcelona mendon për Dybalan

Barcelona mendon për Dybalan

  Klauzola e prishjes së kontratës me Romën e cila arrin 12 milionë eurot, e shëndërron Paulo Dybalan automatikisht në një opsion shumë interesant gjatë merkatos verore.

Drejtuesit e Barcelonës vijojnë kërkimin e lojtarëve me eksperiencë në metrat e fundit dhe Xavi Hernandez është i bindur se mund të sjellë një ndryshim tek katalanasit.

Nëse e analizojmë në termat rendiment-vlerë kartoni, natyrisht sulmuesi nga Kordoba meriton të merret në konsideratë , për të cilin edhe Manchester United dhe Interi kanë treguar interes.

Si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ashtu edhe zikaltërit do të jenë rivalë shumë të ashpër dhe  nxënësi i Jose Mourinhos mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos verore .

Megjithatë, duhet të kihet parasysh edhe fakti se ‘’ Azulgranët ‘’ vijojnë të kenë probleme të theksuara në aspektin ekonomik dhe në njëfarë mënyre i japin një avantazh të lehtë anglezëve dhe italianëve për të firmosur me një ndër lojtarët më të rrezikshëm në të kaluarën, sidomos në Scudetto, i cili la shenjë për vite me rradhë me Juventusin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy