
Pavarësisht se e refuzoi rinovimin me Paris St Germain deri në 2025-sën, fakt i cili la për të kuptuar se eksperienca në ‘’ Parque de Prince ‘’ ishte drejt fundit , së fundmi Kylian Mbappe i ka përgënjeshtuar zërat për një largim të mundshëm .
Në lidhje me këtë çështje , gjatë një interviste të dhënë në orët e fundit, ishi i Monacos është shprehur :
“ Kam një kontratë me Paris St Germain dhe do ta respektoj deri në fund . Ndihem i lumtur këtu dhe do të jap maksimumin për arritjen e objektivave ‘’, ishin këto fjalët e 24 vjeçarit.
Kjo konsiderohet një taktikë e Kylian Mbappes në lidhje me një rritje të rrogës por s’përjashtohet edhe mundësia se mund të jetë një indikator për finalizimin e etapës me gjigandët e Ligue 1, me të cilët pas 5 sezonesh të zhvilluara , numëron 211 gola dhe 97 asiste në 248 sfida.



