
Mungesa e aktivizimit tek Real Madridi besohet se do t’ia vërë shumë shpejt pikën eksperiencës së Arda Guler.
Pas tre dëmtimeve, turku u rikthye gjatë një sfidë për Kupën e Mbretit, lojtar që tregoi edhe njëherë cilësitë e padikutueshme që zotëron.
Pavarësisht këtyre momenteve, traineri Carlo Ancelotti e ka lënë në stol, për me tepër gjatë sfidave të rëndësishme dhe tanimë sipas ‘ Sport ‘, mbetja në prapavijë duket se e ka mbushur kupën për 18 vjeçarin.
Të jesh titullar tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ duhet domosdoshmërisht të jesh në nivelin e pritur për arsye se tentohet në çdo sfidë protagonizmi.
Sipas ‘ Sport ‘, tashmë kanë filluar të qarkullojnë zërat në kampin e madrilenëve për largimin e Arda Guler dhe flitet se mund të huazohet deri në qershor, me qëllimin e rikuperimit të vlerave të humbura.
Ishi i Fenerbahches numëron 2 sfida në sezonin aktual, një statistikë e vakët për një lojtar që premton për të ardhmen.



