Atletico në sulm për Gundogan

Atletico në sulm për Gundogan

I lideruar nga drejtori sportiv Andrea Berta , Atletico Madridi vijon punën për të përsëritur të kaluarën në sezonin e ardhshëm .

Rrëshkitja  e menjëhershme e ‘’ Los Colchoneros ‘’ rezultoi një mësim për ta dhe  Diego Simeone është fokusuar tek transferimet duke mos e shpërqëndruar vëmëndjen në asnjë moment nga sezoni aktual .  

Ilkay Gundogan është bërë pjesë e planeve të ‘’ El Cholos ‘’ që nuk ka të ndalur me kërkesat e tij të cilat gjatë viteve e kanë shëndërruar në trainerin që është sot , ndër më të mirët në botë dhe i ngulitur thellë në mendjen dhe zemrën e tifozerisë kryeqytetase .

Mesfushori gjerman është në metrat e fundit me Manchester City-n dhe nga palët e përfshira nuk është bërë ende asgjë për rinovimin e kontratës që finalizon në 2023-shin .

Në ‘’ Etihad Stadium ‘’  janë koshientë për rëndësinë e 31 vjeçarit dhe kjo histori mbetet ende e paqartë ,  fakt që në njëfarë mënyre favorizon Atleticon për transferimin e ishi-t të Dortmundit në ‘’ Wanda Metropolitano “ . 

Me mbërritjen në ishull në 2016- tën , Ilkay Gundogan arriti ta kuptojë ideologjinë e të famshmit ‘’ Pep ‘’ duke u adaptuar menjëherë tek bardhekaltërit të cilët shpenzuan 27 milionë euro dhe statistikat e përgjithshme janë një numër që duhet patur parasysh sepse e ka mbajtur këtë fanellë veshur në 242 sfida , duke arritur  46 gola dhe 32 asiste. 

Atletico Madridi është shquar gjithmonë për preferencat ndaj lojtarëve që në një moment apo një tjetër kanë rezultuar kyç për skuadrat që përfaqësojnë dhe  Diego Simeone e di shumë mirë se mesfusha ka nevojë një revolucion dhe gjatë merkatos së verës do të luftohet  për të vijuar me faktin e të qënit një rival i vështirë për tu mposhtur dhe të mos shkëputet kaq shpejt nga suksesi i arritur me aq shumë sakrifica .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy