Xhuljano Skuka, u grumbullua nga Kombëtarja për dy miqësoret e muajit nëntor, ndaj Italisë dhe ndaj Armenisë.
Sulmuesi ia doli të lërë shenjë në të dyja ndeshjet, ku në miqësoren me Italinë, për pak minuta sa luajti, krijoi dy raste të rrezikshme, një nga to me roveshatë.
Në ndeshjen me Amrneinë (2-0), Skuka ishte autori i golit të parë. Këto paraqitjet ët shkëlqyera të sulmuesit të Partizanit, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet jashtë.
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, klubi i Serie A, Lecce ndjek prej kohësh Skukën dhe është interesuar, ndërsa nuk përjashtohet një ofertë në merkaton e muajit janar. Në rast se një lëvizje e tillë do të ndodhte, atëherë do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë për Skukën, i cili vetëm një vit më parë luante me Korabin në Kategorinë e Parë.



