
Etapa e dytë e Carlo Ancelottit tek Real Madridi ka filluar të prodhojë shqetësimet e para pavarësisht se ‘’ Los Merengues ‘’ vijojnë të dominojnë në La Liga me merita absolute dhe gjithashtu po bëjnë një punë për tu duartrokitur në Champions League .
Siç dihet kryeqytetasit nuk e pranojnë përfundimin e sezonit pa trofe të rëndësishëm dhe në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ kanë filluar të bëhen llogaritë duke arritur në konkluzionin se Thomas Tuchel është i duhuri për ti lideruar spanjollët.
Sukseset me Chelsean ia kanë ndryshuar karrierën gjermanit dhe sipas ‘ Telegraph ‘ e ardhmja e ishi-t të Borussia Dortmunit mund të marrë një tjetër drejtim për shkak të problemeve ekonomike të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ të cilët deri në gjetjen e një pronari të ri do të kenë vështirësi në bindjen e peshave të rënda për qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Pritjet e zgjatura kanë filluar ti shkaktojnë dhimbje koke Florentino Perezit i cili ka sakrifikuar pothuajse të gjithë jetën e tij për këtë klub duke e shëndërruar në një ndër më prestigjozët e planetit dhe s’mendon të ndalet me kaq pasi disponon një potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të befasojë në çdo merkato.
Gjithsesi 48 vjeçari do të jetë i lidhur me Chelsean deri në 30 qershorin e 2024-tës dhe ky fakt perceptohet si një barrierë për objektivin e Real Madridit por paqartësia e deritanishme në kampin e londinezëve do të shfrytëzohet në maksimum nga ‘’ Los Blancos ‘’ për tu pasuruar me një ikonë të trainingut që ka bërë shumë në pak kohë tek fituesit e Champions Leagues .
Avantazhi i Real Madridit në këtë rast mund të jetë një ofertë më e bujshme por duhet konsideruar edhe fakti i rrugëtimit të Thomas Tuchel me Chelsean e tij që e ka futur përsëri në librin e artë të trofeve dhe aktualisht anglezët janë rivali për tu mundur në këtë kompeticion .
Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete për strategun gjerman por duke qenë se flitet për Florentino Perez mund të pritet çdo çmenduri sepse rruga e Real Madridit po shkon në drejtimin e duhur dhe merkatoja konsiderohet një prioritet absolut për të ardhmen .



