Pëllumbi: E njohim Andorrën, gjithmonë të kënaqemi me 3 pikët

Pëllumbi: E njohim Andorrën, gjithmonë të kënaqemi me 3 pikët

Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Jorgo Pëllumbi ka folur para mediave pas grumbullimit, në lidhje me dy ndeshjet e radhës ndaj Andorrës dhe Sllovenisë. Në fjalët e tij, Pëllumbi tha se skuadra është e fokusuar te ndeshja e parë me Andorrën, teksa shtoi më tej se objektiv është vendi i dytë në grup.

Gjithmonë duhet të jemi të kënaqur me pikët maksimale në çdo ndeshje, por duhet të fokusohemi te ndeshja e parë kundër Andorrës . Më pas do të flasim për ndeshjen kundër Sllovenisë. E njohim Andorrën, kemi luajtur tre herë në gati një vit e gjysmë, e dimë se çfarë loje luan, që rri mbrapa dhe pret, por ne jemi të fokusuar maksimalisht që të fitojmë.

Objektivat në këtë grup? Të zëmë vendin e dytë në grup dhe të kualifikohemi. Ndihem shumë mirë te klubi, jam ambientuar me shokët dhe me shtetin, dhe do bëjmë maksimumin me skuadrën që të kthehemi në Ligën e Parë.”, u shpreh Pëllumbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy