
Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte padyshim një nga momentet më të vështirë të historisë së këtij klubi. Idhulli jo vetëm i tifozerisë së ‘’ Los Cules ‘’ por edhe miliona fansave nuk mundi të qëndrojë më gjatë në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse spanjollët kishin humbur shumë terren dhe me të drejtë argjentinasi nuk ndihej komod.
Megjithatë sipas ‘ Ser Catalunya ‘ paraprakisht 34 vjeçari mori iniciativën duke i bërë një kërkesë Joan Laportës që lidhej me transferimin e Sadio Manes në Katalunjë por diçka e tillë nuk ndodhi dhe e përshtpejtoi largimin e yllit argjentinas tek Paris St Germain duke i lënë të shokuar drejtuesit e Barcelonës të cilët humbën 7 herë fituesin e Topit të Artë.
Faktikisht tentativat e ‘’ Blaugranëve ‘’ për senegalezin asnjëherë nuk ndalën por ishte e kotë sepse pretendimet e Liverpoolit nuk mund të përballoheshin nga presidenca vendase dhe siguruan qëndrimin e Sadio Manes në ‘’ Anfield Road ‘’ , element i domosdoshëm për Jurgen Klopp.
Largimi i sulmuesit nga Rosario sigurisht akoma nuk është superuar nga Barcelona , skuadër të cilës i trokiti shumë shpejt fati në derë me transferimet e Paco Alcacer , Pierre Emerick Aubameyang apo Adama Traore duke reflektuar se në kohë të vështira merren vendime korrekte në lidhje me të ardhmen dhe gjërat po shkojnë drejt ndryshimit për spanjollët.
Por s’duhet anashkaluar se largimi i ‘’ La Pulgas ‘’ do të mbetet një plagë e vështirë për tu shëruar për ekipin nga Katalunja , sepse jo vetëm që ka lënë një impakt të jashtëzakonshëm në historinë e këtij klubi por konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave .



