Parisi synon Koulibaly

Parisi synon Koulibaly

Pas transferimeve ‘’ galaktike ‘’ si Sergio Ramos , Achraf Hakimi , Gianluigi Donnaruma dhe Georginio Wijnaldum , Paris St Germain i ka shtuar forcat në lidhje me merkaton  .  Një ndër preferencat e rradhës  të drejtorit sportiv Leonardo është Kalidou Koulibaly .  Sipas parashikimeve të specialistëve,  për francezin ka ardhur fundi në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’  për arsye se me eksperiencën që mban mbi supe meriton më tepër   .  

Kuq e blutë nuk e kanë thënë fjalën e fundit  për 30 vjeçarin për të cilin  sipas  Calciomercatos kanë përgatitur 50 milionë euro  por para disa kohësh  presidenti Aurelio Di Laurentis ka shprehur se nuk do të lejojë largimin e qendërmbrojtësit nga bardhekaltërit për më pak se 60 milionë euro .  

Qëllimet e ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk kanë ndryshuar aspak dhe kryesori është ngritja e trofeut të Champions Leagues.  Ish kampionët e Ligue 1 e dinë shumë mirë se çdo të thotë ta fitosh këtë kompeticion dhe për t’iu afruar përsëri  i kanë marrë të gjitha masat . Dëshira e presidentit Nasser Al Khelaifi është futja e  Paris St Germain në librin e artë të fituesve të këtij turneu dhe tendenca  deritanishme jep për të kuptuar se pritja për francezët mund të mos zgjasë edhe për shumë kohë .

 Kalidou Koulibaly e ka rritur vit pas viti rendimentin  dhe ka spikatur në prapavijën e  napoletanëve . Një faktor që do të jetë në favor të francezëve  është edhe potenciali ekonomik i  presidencës  kryeqytetase me anë të cilit  mund ti plotësojnë  kërkesat Aurelio Di Laurentis  për një lojtar për të cilin ja  vlen të investohet një shumë e tillë  .

37 ndeshjet e sezonit i kanë shërbyer ishi-t të Genkut për tu vënë përsëri në fokusin  e klubeve me emër  dhe rasti konkret do t’ia shtonte shanset për  fitimin e titujve .  

 

 

 

 

                       

 

         

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy