
Pas firmosjes me Kieran Tripper dhe transferimit të Christian Wood në ‘’ St James Park ‘’ , Newcastle United është rikthyer përsëri tek pista Diego Carlos i cili e ka impresionuar Eddie Howen .
Sheikët arabë nuk duan ta çojnë dëm mundin dhe sipas ‘ As ‘ kanë rritur ofertën deri në 45 milionë euro për ta veshur brazilianin me fanellën bardh e zi , shifër që mbetet ende larg pretendimeve të Sevillas .
Deri më tani nuk ekziston një përgjigje e andaluzëve në lidhje me ofertën e anglezëve të cilët e kanë përqëndruar vëmëndjen tek rinovimi me 28 vjeçarin i cili është shumë i rëndësishëm për Julen Lopeteguin.
Parashikimet flasin se javët e ardhshme do ti vënë pikën kësaj historie dhe me shumë gjasa ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ do të vijojë të jetë shtëpia e Diego Carlos edhe për disa sezone të tjera .
Megjithatë ashtu siç ka ndodhur rëndomtë gjatë merkatove , historia mund të ndryshojë totalisht sepse nëse sheiku Yasir Al – Rumayyan vendos të bëjë një sakrificë për ‘’ Las Urracas ‘’ dhe të pranojë kërkesën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’do të ishte çudi që braziliani të shëndërrohej një ndër transferimet më të shtrenjtë të merkatos së dimrit .
Nga një skuadër modeste si Nantes , Diego Carlos i ka dhënë shumë shpejt rezultatet tek një ndër rivalët më të fortë të Primera Division që ka ditur të tregojë vlerat edhe në Europë dhe avantazhi i britanikëve është se i mbetet akoma kohë në dispozicion për të bindur drejtorin sportiv Monchi për perlën braziliane .



