Brajan Gruda është lojtari më i ri i Brighton. Klubi anglez njoftoi firmën me sulmuesin me origjinë shqiptare.
Gruda largohet nga Mainz dhe do të vazhdojë karrierën për herë të parë jashtë Gjermanisë.
Brighton ka paguar 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 20-vjeçar.
Lojtari ka mbërritur në Angli dhe ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.



