
Ndryshimi i Eduardo Camavingas në vetëm pak muaj ka shkaktuar entuziazëm tek drejtuesit e Real Madridit , të cilët kanë nisur punën për rinovimin e kontratës së francezit.
Kontrata e mesfushorit me ‘’ Galaktikët ‘’ skadon në 2027-tën por këta të fundit pretendojnë ta zgjasin deri në 2030-tën duke i dhënë për të kuptuar se është shumë i rëndësishëm për të ardhmen.
Pavarësisht prezencës së Modric, Tchouamenit apo Toni Krossit, 20 vjeçari ka treguar se mund të sfidojë secilin.
‘ El Clasico ‘ ishte një dëshmi se Eduardo Camavinga mund të rezultojë deçiziv në të ardhmen dhe parashikohet që rinovimi me spanjollët të shoqërohet me një rritje rroge , e cila do ti kalonte 4 milionë eurot në sezon.
Mbështetja e Carlo Ancelottit i ka dhënë shansin talentit francez për të rikonfirmuar vlerat , fakt i cili është pasuar me këtë hap të rendësishëm për vijimësinë.



