Federico Chiesa, drejt rikthimit në Itali

Federico Chiesa, drejt rikthimit në Itali

Ulje-ngritjet e shpeshta gjatë eksperiencës me Liverpoolin, ia kanë shtuar bindjet Federico Chiesas se duhet të largohet sa më shpejt nga ‘’ Anfield Roadi ‘’.

Italiani nuk po e gjen dot vetveten tek ‘’ Të Kuqtë ‘’, i cili ka mbetur në prapavijë.

Për një lojtar të këtij kalibri ky fakt është tejet shqetësues dhe këmbanat e alarmit kanë filluar të bien me kohë.

Mungesa e vazhdimësisë me ish kampionët e Champions Leagues e ka penalizuar sulmuesin, të cilit sipas ‘ Tuttosport ‘, Interi ia ka hapur dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’.

Simone Inzaghi dëshiron ta ketë në dispozicion duke filluar që nga merkatoja e janarit, i cili synon ta rikuperojë protagonizmin e humbur me çdo kusht.

Eksperienca e mëparshme në Itali kryesisht me Fiorentinën mund ti shërbejë për tu rikthyer edhe më i fortë, sigurisht tek fituesit në fuqi të Serisë A, ekip që ka ndryshuar totalisht nën urdhërat e ishi-t të Lazios.

Do të jetë një marrëveshje e ndërlikuar por gjithsesi numri një i stolit të Interit beson fuqimisht tek cilësitë e 27 vjeçarit, ish kampion i Europës me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy