Tjetër hap fals në kampionat, Juventusi ndalet nga Bologna

Tjetër hap fals në kampionat, Juventusi ndalet nga Bologna

Juventusi vazhdon të zhgënjejë për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat. Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bologna në transfertë.

Vendasit kaluan të parë në avantazh me Orsolinin, që shënoi nga penalltia 10-të. Të njëjtën mundësi kishte edhe Milik në minutën e 32-të, por polaku gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa e dytë nisi me Juventusin më kërkues dhe arritën të barazojnë shifrat me Milik në minutën e 60-të.

Pas kësaj, të dyja skuadrat kishin raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Juventusi mban vendin e tretë me 60 pikë, por rrezikojnë kualifikimin në Champions League, pasi ndjekin Interi, Milani dhe Roma me nga 57 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy