Barcelona, zgjedh Luis Diazin për sulmin

Barcelona, zgjedh Luis Diazin për sulmin

   Mungesa e freskisë në metrat e fundit vijon të jetë një shtysë për drejtuesit e Barcelonës, të cilët gjatë merkatos së verës do të kenë një tjetër shans për tu përmirësuar.

Drejtori sportiv Deco ka filluar të analizojë disa emra dhe duket se në orët e fundit e ka marrë një vendim.

Eshtë Luis Diaz ai që e ka bindur portugezin, një lojtar shumë i frikshëm për rivalët, i cili ndër vite ka spikatur tek Liverpooli.

Kolumbiani me kohë e ka shprehur dëshirën për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ në të ardhmen por problemi për Barcelonën është vlera e kartonit, e cila i kalon 80 milionë eurot.

Gjithsesi, ‘’ Azulgranët ‘’ do të japin maksimumin për të firmosur me 27 vjeçarin, një referent edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’, i padiskutueshëm në 11-shen e trainerit Nestor Lorenzo.

Nga kuq e blutë priten disa largime dhe pikërisht Luis Diaz është shëndërruar në një prioritet për këtë periudhë.

Me ‘’ The Redsat ‘’ ishi i Portos ka zhvilluar 50 sfida, të shoqëruara me 13 gola dhe 6 asiste në sezonin aktual dhe Barcelona vijon të konsiderohet një opsion tundues për vijimësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy