
Prej shumë kohësh Carlo Ancelotti ja ka bërë të qartë Eden Hazardit se nuk bën më pjesë në planet e tij.
E kaluara e mrekullueshme tek Chelsea nuk e ka larguar nga fokusi i ekipeve të Premier Leagues sulmuesin dhe Newcastle United do të luftojë fort për ta rikthyer golashënuesin .
Bardhezinjtë , sipas ‘ Daily Express ‘ janë më të avantazhuar se rivalët për firmosjen me ishi-n e Lilles , vlera e të cilit në merkato është e përballueshme , sidomos për klubin më të pasur në botë aktualisht.
Kur flitet për Anglinë, kuptohet që ky destinacion mund të jetë i duhuri për 31 vjeçarin , histori që merr më shumë rëndësi për arsye të objektivit të ‘’ Galaktikëve ‘’.
Dera e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ tashmë i është hapur Eden Hazardit por duhet pritur se çfarë do të ndodhë me një ndër referentët kryesorë të Belgjikës në Botërorin e Katarit , pasi një performancë pozitive mund të ndikojë në rritjen e vlerës së kartonit.
Në këtë eveniment ylli i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ do të synojë ti tregojë Carlo Ancelottit se ka gabuar me teorinë e tij por gjithsesi Newcastle konsiderohet një kandidat potencial për ta fuqizuar ofensivën me një lojtar të këtij kalibri.
Shtatë sezonet në ‘’ Stamford Bridge ‘’ jo vetëm që ia ndryshuan karrierën por e shëndërruan në një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe kur pritej vijimësia në të njëjtin nivel edhe tek madrilenët , historia ndryshoi duke i krijuar pakënaqësi të vazhdueshme Eden Hazardit pavarësisht fitimit të trofeve të rëndësishëm me ‘’ Los Blancos ‘’.



