
Liverpool u mposht ditën e djeshme minimalisht nga Real Madrid, në finalen e Champions League. Pas humbjes, trajneri i anglezëve, Jurgen Klopp, duke folur para mediave, është shprehur i bindur se skuadra e tij do të arrijë sërish finalen sezonin tjetër, ndërsa i thotë tifozëve që të rezervojnë hotelet për në Stamboll.
Klopp deklaroi se skuadra e tij dominoi në finale, duke krijuar shumë raste, por u mungoi qartësia përpara porte.
Në dhomat e zhveshjes askush nuk flet për një sezon të suksesshëm, por mendoj se bëmë një ndeshje mjaft të mirë. Nuk ishim perfektë, por dominuam dhe krijuam shumë raste, ndonëse na mungoi qartësia dhe na penalizoi forma e shkëlqyer e Courtois. Më pas u ndëshkuam nga një rivënie anësore, ku Valverde provoi gjuajtjen dhe Vinicius ishte aty për të shtyrë topin në rrjetë.
Megjithatë jam i bindur që do të jemi sërish në finale, pasi kam një ekip shumë konkurrues. Ku luhet sezonin e ardhshëm? Ok, prenotoni hotelet për në Stamboll, pasi do të jemi atje. Kam një skuadër shumë konkurruese dhe e them me bindje



