
Sulmuesi potent Adama Traore do të jetë lojtari i rradhës që i bashkohet Barcelonës në një ndër periudhat më të vështira të saj . Pas tentativave me Cavanin , Aubameyang dhe Moratan , drejtuesit e spanjollëve dolën të fituar dhe e rikthyen ishi-n e tyre në ‘’ Camp Nou ‘’.
Kjo histori parashikohet se do të ketë një përmbajtje krejtësisht ndryshe për vetë faktin e progresit të 25 vjeçarit i cili sipas ‘ Mundodeportivos ‘ pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme dhe të veshë përsëri fanellën e ekipit të zemrës .
Rikthimi i Adama Traores sigurisht konceptohet edhe si një rindezje shprese për ofensivën sepse është një lojtar tepër cilësor dhe shumë i vështirë për tu përballuar për arsye të komponentëve teknikë dhe aspektit fizik impresionues.
Mungesa e golave vijon të jetë një dhimbje e fortë koke për Xavi Hernandezin por me ishi-n e Wolverhampton parashikohet se gjithçka mund të marrë një tjetër rrjedhë deri në fund të sezonit gjatë të cilit katalanasit do të tentojnë rikthimin në Champions League .
Edhe pse në të shumtat e rasteve operon nga krahët, i ashtuquajturi ‘’ Shigjeta ‘’ e ka treguar tek anglezët se mund të adaptohet në çdo pozicion por duhet theksuar se për spanjollët mbetet i domosdoshëm finalizimi për të arritur tek objektivat e përcaktuar .
S’duhet anashakaluar edhe rëndësia e Adama Traores tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’ sepse karakteristikat e lojës së tij i japin më shumë variante Luis Enriques për tu afruar me sukseset.
Eksperienca e ishi-t të Middlesbrough me ‘’ Ujqërit ‘’ u mbyll me 151 ndeshje, 11 gola dhe 18 asiste të përmbledhura në 4 sezone ku arriti të spikasë me një skuadër të dorës së dytë dhe me shumë meritë u përfshi në planet e ish kampionit të botës që do të ketë një detyrë të vështirë përpara për ta rikthyer Barcelonën aty ku e meriton.



