Napoli i rrit çmimin Osmihen

Napoli i rrit çmimin Osmihen

Dy sezonet e Victor Osmihen tek Napoli kanë rezultuar të mrekullueshme per sulmuesin .

Nigeriani ka arritur të adaptohet shumë shpejt në Serinë A duke e kuptuar filozofinë e lojës së ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe me anë të kontributit e ka bërë krenar  Luciano Spalletin.

23 vjeçari është shëndërruar në një sulmues cilësor dhe interesi i ekipeve të elitës nuk ka munguar për belgun.

Manchester United dhe Bayern Munchen do të masin forcat për ta larguar Victor Osmihen nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por fillimisht duhet të përballojnë kërkesën e Aurelio Di Laurentis i cili e vlerëson perlën afrikane me 110 milionë euro.

 Me këtë vendim presidenti i ‘’ Azurrëve ‘’ ka treguar rëndësinë e ishi-t të Lilles tek napoletanët dhe drejtuesit respektivë duhet të vendosin në lidhje me këtë hap të ndërmarrë nga numri një i italianëve .

Ky i fundit gjithmonë është karakterizuar për respektin maksimal ndaj figurave që kanë shkëlqyer ndër vite tek skuadra e zemrës , fakt i cili demostron se pavarësisht emrit dhe rëndësisë në sportin më të ndjekur në planet , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe bavarezët duhet ta pranojnë kërkesën ose në të kundërt , të tjera ekipe mund ta arrijnë këtë marrëveshje pavarësisht se shifra është tejet e kripur.

Largimi nga Lille ishte vendimarrja më e suksesshme në  karrierë nga sulmuesi i lindur në Lagos , të cilit shumë shpejt i janë shpërblyer sakrificat.

Në rastin e qëndrimit , prapëseprapë Napoli do të dalë i fituar por të besuarit e Luciano Spalletiti i pret një sezon i vështirë gjatë të cilit do të tentohet dalja faqebardhë në çdo kompeticion .

18 gola në 32 sfida e bëjnë Victor Osmihen një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim por tanimë pikat mbi i janë vënë dhe i takon ekipeve të interesuara të sakrifikojnë për shtatlartin e lindur në Lagos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy