
Benjamin Sesko pa dyshim vijon të jetë një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës.
Slloveni ka bërë mirë gjatë eksperiencës me Leipzigun dhe Newcastle United është një ndër ekipet e interesuar për të marrë shërbimet e tij.
Anglezët kanë privilegjin dhe njëkohësisht avantazhin e të qënit klubi më i pasur në botë momentalisht dhe thuhet se sheiku Al Rumayyan do të ofrojë rreth 90 milionë euro për golashënuesin.
Kjo shifër është e vështirë për tu arrirë nga tjerë ekipe, edhe pse asnjëherë nuk i dihet pasi gjatë kësaj periudhe surprizat natyrisht janë të paevitueshme.
22 vjeçari është ideal për Premier Leaguen, i cili provoi veten edhe në Bundesligë, një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Pavarësisht se nuk është një ekip elite, bardhezinjtë synojnë trofetë në vijimësi, por për arritjen e objektivave duhen transferime cilësore në ‘’ St James Park ‘’.
S’duhet harruar se edhe Manchester United po lufton për Benjamin Seskon por sipas ecurisë së deritanishme Newcastle është një hap përpara.
Statistikat e arritura tek Leipzigu e shëndërrojnë automatikisht në një rrezik të vazhdueshëm për çdo rival, i cili në sezonin e shkuar kontriboi me 21 gola dhe 6 asiste në 45 sfida.



