Milani mendon për  Milenkovic

Milani mendon për Milenkovic

 Pas Gianluigi Donnarummas  Milani rrezikon të ketë përsëri probleme me largimin e peshave të rënda .  Eshtë mbrojtësi Alessio Romagnoli për të cilin  Manchester United dhe Manchester City kanë hedhur hapat për t’ia rrëmbyer  kuqezinjve në merkato .   Skuadra të niveleve të tilla që për më tepër kanë arritur objektivat në sezonin e kaluar gjithmonë përgatiten për më të keqen dhe deklarojnë zëvëndësuesit e mundshëm të yjeve që  rrezikojnë largimin .  Drejtori sportiv Paolo Maldini ka udhëtuar disa kilometra larg Milanos  , pikërisht në Firence ku ka piketuar  mbrojtësin  Nikola Milenkovic. 

Fiorentina do të nisë një tjetër etapë në histori  sepse do të ketë në pankinë ishi-n e Milanit dhe Napolit Gennaro Gatusso dhe në plan të parë nuk do ta kishte problem largimin e 23 vjeçarit nga ‘’ Artemio Franchi ‘’ sepse është e vetëdijshme për fuqinë ekonomike të Milanit  që do ti shërbente për të ndryshuar  strukturën e deritanishme.    Serbi është një lojtar tejet  i preferuar në Scudetto  dhe  niveli i tij në sezonin e sapopërfunduar ka shënuar rritje të konsiderueshme .  Stefano Pioli   ka marrë një leksion shumë të rëndësishëm me humbjen e kampionatit në metrat e fundit  dhe  do të kërkojë që të jetë në lartësinë e duhur  jo vetëm për të mos përsëritur këtë episod zhgënjyes por që Milani të tregojë furinë edhe në Uefa Champions League .    

Pavarësisht se  ‘’ Vjollcët ‘’ e kanë humbur protagonizmin e dikurshëm  dhe aktualisht konsiderohen një skuadër e mesit të tabelës   kanë treguar se mund ti rrisin vlerën lojtarëve dhe ti përgatisin për sfidat e të ardhmes . Në 37 ndeshjet e këtij sezoni Nikola Milenkovic ka siguruar një gjysëm  bilete drejt suksesit dhe gjatë merkatos do ti takojë të zgjedhë mënyrën se si do ta vazhdojë karrierën .  

Nëse i bëhet një përmbledhje perspektivës së Milanit dhe situatës së komplikuar  të përjetuar me Fiorentinën pavarësisht se ka nxjerrë në pah vlera të mëdha ,   pa dyshim peshorja anon nga ‘’ Rossonerët ‘’ sepse garantojnë shumë për këtë futbollist  . 

Largimi i mundshëm i Alessio Romagnolit do të ishte një humbje e madhe për Milanin por skuadra me histori të pafundme suksesi gjithmonë e gjejnë zgjidhjen  për të shkuar drejt lavdisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy