Ylli i brazilian, Neymar ka treguar së fundmi momentin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Lëndimi që pësoi në çerekfinalen e Botërorit në vitin 2014, ishte një nga momentet më të këqija të sulmuesit.
Këtë e ka zbuluar vetë Neymar, në një dokumentar të përgatitur nga “DAZN”. Gjatë Kupës së Botës së vitit 2014, Neymar pësoi një lëndim në çerekfinale, ku mbrojtësi i Kolumbisë Camilo Zuniga bëri një ndërhyrja nga mbrapa duke e lënduar në shpinë yllin brazilian, i cili humbi ndeshjet e mbetura të Botërorit dhe iu rrezikua seriozisht karriera.
“Ishte një nga momentet më të këqija të karrierës sime. Më ka shkatërruar ëndrrën që të vazhdoja të luaja në Kupën e Botës. Kur e ndjeva dhimbjen në shpinë, e mbaj mend që Marcelo dëshironte që të më ndihmonte, por me të vërtetë kisha shumë dhimbje dhe nuk mund të ngrihesha dot.
Më pas u mundova të lëvizja këmbët, por nuk mundja ta bëjë. Nuk e kisha fuqinë që të kthehesha përsëri në këmbë. Iu thash atyre që nuk mundem, nuk mundem të ndjej asgjë. Doktori më tha, që kishte lajme të mira dhe të këqija. Kërkova lajmin e keq, dhe ai më tha që Kupa e Botës për mua kishte përfunduar. Kurse lajmi i mirë ishte që kam qenë vetëm 2 centimetra larg që mos të kisha mundësinë për të ecur më”, u shpreh Neymar.
Ky ishte një moment i vështirë, jo vetëm për Neymar, por edhe për familjen e tij.
“Momenti më tronditës ishte njëherë kur u zgjova në mes të natës dhe pashë babanë tim duke qarë fort. E pyeta pse po qante dhe ai më tha: 'Unë do ta jepja jetën time në mënyrë që ju të luani përsëri këtë Kupë Bote, sepse ishte ëndrra juaj dhe e kësaj familjeje.' Dhe atje i thashë: 'Jo, baba, qetësohu, ne do të kemi mundësi të tjera për ta realizuar këtë ëndërr për të luajtur një Kupë Bote dhe me dëshirën e Zotit, ne do të fitojmë, dhe unë do të kthehem të luaj futboll dhe të eci.”, përfundoi Neymar.



