
Në Serie C, në Itali, është shënuar një gol me të vërtetë spektakolar, nga porta në portë dhe e ka pësuar portieri i Shqipërisë U-21, Marco Alia.
Ky i fundit aktivizohet me skuadrën e Monterosi, që në fundjavë u mposht 3-2 nga ACR Messina.
Përveç rezultatit të ndeshjes, vëmendjen në këtë ndeshje, e tërhoqi një gol i shënuar nga portieri i Messina, Michal Lewandowski.
Portieri polak, në minutën e 33-të, gjuan një top në afërsi të zonës së tij dhe shikon që topi të përfundojë në portën kundërshtare.
Shqiptari Alia nuk i bëri mirë llogaritë dhe në tentativë për të ndalur topin, i kërcen në zonë dhe ndalet në fund të rrjetës.



