
Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut.
Shehi e cilësoi triumf shumë të rëndësishëm, ndërsa shtoi se skuadra po bën mirë. Sipas tij, Partizani është i dënuar për të fituar ndeshjet e mbetura.
Është një ndeshje që ka vlera, pasi vinim pas derbit që të shkarkon shumë. Në pjesën e dytë kemi qenë më shumë prezentë te porta. Mendoj se kemi qenë shumë afër portës, kur kërkon edhe shpërblehesh. Më vjen mirë që lojtarët e stolit janë të nevojshëm për skuadrën.
Në aspektin psikologjik pres vlerësim situatash pavarësisht se përballë cilit ekip luan. Duhet automatizimi për të qenë cinik dhe konkret. Ndërsa nga ana tekniko-taktike, skuadra po bën mirë. Nuk kemi shumë ndryshime, por skuadra po bën shumë mirë. Rastet që po na jepen po i finalizojmë. Jemi në një fazë delikate. Tani na duhet përqendrimi dhe vlerësimi i çdo momenti”.
Ne do të tentojmë të bëjmë maksimumin dhe të marrim maksimumin nga këto ndeshje. 3 skuadra janë në luftë për kreun, 3 për Final 4 dhe të tjerat për play out. Duhet të jemi të fortë në mentalitet për të marrë 3 pikët. Partizani është i dënuar për të fituar.



