
Duke filluar nga ora 13:30, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Laçit, e vlefshme për javën e 23-të në Superiore.
Rrogozhinasit, të shkëputur në krye të renditjes, do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas barazimit me Partizanin.
Edhe kurbinasit, vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe duan triumfin. Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN 24, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Joel, Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro.
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Junior, Sa Silva, Kryeziu, Qato, Ujka, Prodani, Bajramaj, Sobowale.



