Ish ylli i skuadrës së Milanit, Clareence Seedorf, mbetet më i avantazhuari për të drejtuar kombëtaren shqiptare. Burime për “TemA TV” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmuan se 41-vjeçari, mbetet emri më i konsiderueshëm dhe më i pëlqyeri nga pjesa më e madhe drejtuese e FSHF-së për të drejtuar ekipin kombëtarë.



