
Ecuria jo e mirë tek Chelsea duket se do ti vërë shumë shpejt pikën eksperiencës së Pierre Emerick Aubameyangut në të famshmin ‘’ Stamford Bridge ‘’. Golashënuesi nga Gaboni mund të nisë një aventurë në Arabinë Saudite pasi pretendohet nga Al Ahli dhe Al Shabab. Drejtuesit respektivë kanë ofruar afro 30 milionë euro në sezon për ishi-n e Borussia Dortmundit , shifër që mund ta bindë për të lënë Londrën. Së fundmi shumë lojtarë të njohur , të cilët lanë gjurmë në Europë kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj lige pasi skuadrat shquhen për ofertat e bujshme. Në sezonin e kaluar me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ 34 vjeçari i lindur në Laval arriti statistika për tu harruar , konkretisht 3 gola dhe 1 asist në 21 sfida , të patolerushme nga një ekip që aspiron titujt në çdo sezon, i cili në të kaluarin nuk mundi të kualifikohet për në Europë.



