Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, tha se e kishte ëndërr të luante kundër Italisë, një vend ku ai është rritur dhe zhvilluar si futbollit.
Duke folur për FSHF, Asllani deklaroi se shpresonte të luantë nga minuta e parë, ndërsa shtoi se Kombëtarja kuqezi ishte pa fat, duke iu referuar shtyllave.
Për mua ishte një ëndërr që të luaja ndaj Italisë, duke qenë se kam shkuar që në moshën 2-vjeçare atje. Shpresoja që të luaja si titullar, por gjithsesi u aktivizova dhe jam sërish i lumtur.
Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, por Italisë po i dhe një mundësi ata të shënojnë gol sepse kanë lojtarë shumë të fortë.
Me disa aksione e kemi vendosur poshtë Italinë, por kemi qenë të pafat me dy shtylla.
Nëse edhe ndaj Armenisë do të jetë i mbushur stadiumi kështu si me Italinë atëherë do të jetë diçka pozitive për ne sepse do të na ndihmojnë edhe për të fituar ndeshjen sepse kemi edhe kohë pa e bërë një gjë të tillë.



