Barcelona, objektiv tek Osasuna

Barcelona, objektiv tek Osasuna

Në merkaton e verës një ndër protagonistët e padiskutueshëm do të jetë edhe Barcelona. 

‘’ Azulgranët ‘’ pavarësisht limiteve në aspektin ekonomik parashikohet se do të japin maksimumin për tu përforcuar ashtu siç duhet në çdo pozicion. 

Drejtori sportiv Deco prej kohësh i ka përveshur mëngët dhe po analizon çdo komponent i cili mund të adaptohet në skemat e trainerit Hansi Flick. 

Këtë herë ish mesfushori ka preferuar të qëndrojë në La Liga, pikërisht tek Osasuna. 

Mesfushori Victor Munoz po i tregon cilësitë me ekipin nga Pamplona i cili ka bërë hapa të sigurtë përpara. 

22 vjeçari është një lojtar teknik, dinamik dhe shumë i shpejtë nga krahët dhe mund ti japë një tjetër ritëm ofensivës së ‘’ Los Cules ‘’. 

Duhet kujtuar se nxënësi i Alessio Liscit u formua në kategoritë infriore të Real Madridit, një fakt që mund të ndikojë në kalimin në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Gjithsesi ‘’ Galaktikët ‘’ do ta thonë fjalën e fundit në lidhje me Victor Munoz, pjesë e ekipit të parë në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy