Tolisso afër Real Madridit

Tolisso afër Real Madridit

Real Madridi nuk ka ndalur asnjëherë së ëndërruari për rikthimin në elitë dhe do të kërkojë të jetë shumë efektiv gjatë merkatos  . ‘’ Galaktikët ‘’ kanë humbur terren në vitet e fundit dhe janë ende larg sukseseve të arritura me Cristiano Ronaldon ku mbretëruan totalisht botën e futbollit në çdo aspekt .  Me largimin e portugezit në shtëpinë e vjetër ‘’ Old Trafford ‘’ , spanjolët nuk arritën ta mbanin ritmin dhe filluan rrëshkitjen .

Por kryeqytetasit nuk i kanë humbur shpresat pavarësisht se ‘’ Cr7 ‘’ është një lojtar unik dhe po i bëjnë llogaritë për fazën e dytë gjatë të cilës pretendojnë uljen nga froni të Atletico Madridit, skuadër që ndali dominimin e Barcelonës dhe Realit në Spanjë .

Carlo Ancelotti e ka kuptuar se diçka nuk funksionon në mesfushë dhe i ka hedhur sytë tek Corentin Tolisso  lojtar të cilit i përfundon kontrata në 30 qershor por që nga 1 janari i 2022- shit do të jetë i lirë për të negociuar me çdo klub.

‘’ Los Blancos ‘’ janë shfaqur në momentin më ideal të 27 vjeçarit për të cilin Bayerni shpenzoi  40 milionë euro në merkaton e 2017-tës . Asokohe francezi konsiderohej  ndër lojtarët më premtues në Francë dhe gjermanët e transferuan në  ‘’ Allianz Arena ‘’.

 Pas Houssem Aouar dhe Paul Pogba , tekniku italian ka ndryshuar skemë sepse beson tek aftësitë  e Corentin Tolissos  , mesazh që ia ka dërguar menjëherë Florentino Perez për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .

 Pas David Alabas, madrilenët kërkojnë ti japin një tjetër goditje  rekordmenëve të Bundesligës dhe për ta do të ishte një plus nëse shfuqizojnë sadopak rivalët e mundshëm në Uefa Champions League .

Kreativiteti dhe produktiviteti  në mesfushë do të ishin një vlerë e shtuar për Real Madridin dhe Carlo Ancelotti kërkon ndonjë surprizë të pakëndshme në pjesën më vendimtare të sezonit. 13 ndeshje, 1 gol dhe 2 asiste janë konsideruar të pamjaftueshme për Julian Nagelsmann dhe ishi i Milanit kërkon ta shfrytëzojë këtë fakt për ta patur nën urdhërat e tij francezin  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy