
Në zyrat e ‘’ Camp Nout ‘’ vijon të punohet me shumë përkushtim në lidhje me fazën më vendimtare të sezonit.
Traineri Hansi Flick në bashkpunim me Decon dhe bordin drejtues janë të ndërgjegjshëm se duhet të japin maksimumin për ta përforcuar Barcelonën në çdo aspekt.
Gjermani së fundmi ka marrë në analizë të ardhmen e Raphinhas, për të cilin interesi i klubeve me emër është shuar.
Referuar kësaj situate reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe ish mesfushori i tyre ia ka vënë syrin Savinhos.
Braziliani është pjesë e Manchester City-t, i cili po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ Etihad ‘’.
21 vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe mund ti vijë në ndihmë ofensivës së ‘’ Los Cules ‘’, i cili mund të përshtatet me lehtësi në skemat e ishi-t të Bayern Munchenit.
Dihet se ishi i Leedsit është tejet teknik, i shpejtë dhe në të shumtat e rasteve ka bërë diferencën me gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm.
Ndërkohë, ishi i Gironas ka treguar karakterin kompetitiv, dëshirën për të lënë gjurmë tek ‘’ Qytetarët ‘’, vlera e të cilit në merkato i arrin 60 milionë eurot.
Por, s’duhet harruar se së fundmi presidenti i bardhekaltërve Khaldoon Al Mubarak arriti rinovimin me golashënuesin deri në 2031-shin, ç’ka demostron dëshirën e Pep Guardiolas për të vijuar në rradhët e tyre.
15 sfida dhe 1 gol numëron Savinho në sezonin aktual, tek një ekip që aspiron titujt në çdo sezon.



