'Dinamo City' rivale titulli, Barushi: Kemi vite që punojmë për të arritur këtë sukses, investimi është i madh

'Dinamo City' rivale titulli, Barushi: Kemi vite që punojmë për të arritur këtë sukses, investimi është i madh

Ermal Barushi drejtor i klubit Dinamo në një lidhje telefonike me ‘MCN Informacion’ ka komentuar suksesin në të cilin ndodhet aktualisht ky klub për të cilin shprehet se ky sukses ka ardhur pas shumë viteve punë.

Ai tha se çelësi i suksesit është harmonia e grupit, teksa theksoi se -investimi është i madh, nuk mund të dështojmë për gjëra të vogla. Sipas tij po punohet dhe për një infrastrukturë më të mirë që dhe skuadra të arrijë në nivelet që duhet.

Drupal Ad

Të them të drejtën suksesi ka nisur prej kohësh sepse kemi vite që po punojmë për të ardhur deri këtu. Ky vit na gjeti në fund të tij si fitues të gjysmës së kampionatit dhe është ogur i mirë për të shkuar në fund të sezonit për të ngritur kupën sepse e meriton pasi ka vite që ka qenë në këto ujëra të lëkundura.

Aktualisht ekipi është i mirë dhe them se do e arrijmë këtë sukses sepse çelësi i suksesit në aspektin teknik është i Ilir Dajes sepse po flasim për një trajner që ka qenë më i miri në Shqipëri ndër vite, ndërsa sukses në total është financimi dhe harmonia e grupit.

Ne kemi një grup të plotë lojtarësh, jemi mundur të bëjmë më të mirën që në fillim, por them se gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Tani pak a shumë i kemi lojtarët të dubluar por investimi edhe i mëtejshëm pse jo sepse nuk kemi pse të dështojmë për gjëra të vogla.

Përkrahja e presidentit është e madhe, kështu që i kemi të gjitha mundësitë dhe për realizimin e një infrastrukture më të mirë që skuadra të arrijë në nivelet që ne duam.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy