Atletico Madrid, zgjedh zevëndësuesin e Griezmann

Atletico Madrid, zgjedh zevëndësuesin e Griezmann

Tashmë i konsideruar një emblemë tek Atletico Madridi, me mbi 400 ndeshje të zhvilluara, Antoine Griezmann duket se është drejt largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Tratativat e drejtuesve për ti gjetur zëvëndësues francezit e përforcojnë këtë ide, i cili me shumë gjasa do ta vijojë karrierën në Major League Soccer.

Diego Simeone nuk është vonuar aspak dhe e ka bërë zgjedhjen e tij në La Liga. Bëhet fjalë për Alberto Moleiron, një lojtar shumë teknik, i aftë për ti krijuar probleme çdo rivali.

Edhe në të kaluarën mesfushori është pretenduar nga Milani dhe vlera e kartonit në merkato aktualisht i arrin 30 milionë eurot.

Për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ është e domosdoshme mbërritja e 21 vjeçarit në kryeqytetin spanjoll pasi sigurisht largimi i ish kampionit të botës me Francën do të jetë një humbje për skemat e ‘’ El Cholos ‘’.

Me avancimin e deritanishëm Alberto Moleiro pa dyshim është shëndërruar në një ndër më të mirët kryesisht në La Liga në pozicionin ku aktivizohet dhe Atletico Madridi mund të përfitojë shërbimet e tij gjatë periudhës së transferimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy