Ismajli: Do bëjmë mirë, dua që Shqipëria dhe Kroacia të kalojnë grupin

Ismajli: Do bëjmë mirë, dua që Shqipëria dhe Kroacia të kalojnë grupin

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, foli për shortin e Europianit, që vendosi Shqipërinë në grup me kombëtare të forta si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Ish-mbrojtësi i Hajduk Split, foli për mediat kroate, ku deklaroi se ka besim që kuqezinjtë do të bëjnë mirë në Europian, ndërsa shtoi se dëshira e tij është që Kroacia dhe Shqipëria të kalojnë grupin.

Ne do të bëjmë maksimumin në fushë dhe të shikojmë si do shkojë. Futbolli është i paparashikueshëm. Unë mendoj se edhe Shqipëria e ka një shans, pavarësisht se kombëtaret e tjera janë favorite për të kaluar.

Nuk ka dyshim se do të kemi shumë tifozë për të na mbështetur në Gjermani.

Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Europian, pavarësisht grupit sesa i fort është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej.

Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmues, veçanërisht mesfusha, Modric, Kovacic, Brozovic dhe Guardiol. I vetmi dyshim është se në çfarë forme do të jetë Perisic.

Nëse do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy